Foltorja e radhëz e Berishës ishte Saranda.
Ndër të tjera ai nuk i ka kursyer sulmet ndaj Bashës duke e cilësuar primitiv dhe frikacak.
Ju me firmën tuaj u bëtë zotër të PD-së. Edi Rama mendoi se i lau duart me PD-në. Ai mendoi se tani do munde të vendoste ccdo gjë në këtë vend, pasi regjistroi ccdo muaj rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në dele të zezë të Ballkanit. Sicc thotë Kushtetuta e SHBA-ve, ne populli do mbledhim kuvendin tonë, do vendosim normat demokratike Do ngrihemi opozitë vigane. Ne që cc’montuam sistemin komunist do cc’montojmë narkoshtetin. Kryetarin pa parti apo njeriun që është ndryrë në katër muret e dhoms së tij. Mund të bëj një pyetje, keni konstatuar ju ndonjë takim pas zgjedhjes për karrigen e vet? Asnjë të vetme. Atë e ka pushtuar me gjithë qënien e tij një frikë e tmerrshme. Ai nuk ka frikë nga pushteti por nga ju. Ai e di që ju nuk pranoni kurrë pazaret e tij me Edi Ramën. Njerëzit primitivë jetonin me frikëra të ndryshme. Tani frika e tij e madhe janë firmat tuaja. Tmerri jo vetëm i atij, por kreut të meduzës janë firmat tuaja. Nuk janë firmat që ngjallin frikë te demokratët, përkundrazi ata janë firma me germa të arta. Nuk ja njohim kurrë pushtetin Edi Ramës.