Berisha: Sot jemi në kushtet e një monizmi. Edi Rama e shndërroi votën në një vlerë fiktive, jo reale…

Shpërndaje

Kreu i PD Sali Berisha gjatë vizitës në Bashkinë Shkodër në përkujtimin e martirëve të rënë në ’91 deklaroi se vendi ndodhet në një monizëm kur kryeministri ka shndërruar votën e lirë në një votë fiktive.

“Pas rrëzimit të pushtetit të kryengritjes së 2 korrikut, ku kishte çdo premisë për të ndodhur. Të rinjtë si heronj e përmbysën murin e Berlinit në Tiranë. Bënë atë që bënë gjermanët në Çeki, Hungari e me radhë. Mirëpo, qytetarët qendruan, e përcollën me apati, me indiferencë, dhe ata u përzunë nga Ramiz Alia, ushtarakisht të shoqëruar me OKB.

E tregoj këtë, sepse në atë kontekst që ndodhi sakrifica e martirëve të 2 prillit, luajti një rol vendimtar që ne të votonim të lirë më vonë.

Më datën 30 mars unë kthehesha Burreli e Peshkopia. Kisha bërë takimet e fundit, dhe dëgjoja radio. Në Shqipëri kishin ardhur, mundet 100 delegacione. Nuk i harroj kurrë! Njeri pas tjetrit të gjithë mbështetje për Ramiz Alinë. Lavdërime për Ramiz Alinë. Vetëm sa nuk thonin këtij vendi nuk i duhet opozita.

Ramiz Alia kishte shtruar një banket ër të gjitha delegacionet dhe kishte ftuar disa nga drejtuesit e opozitës. Në atë banket takoj më kryesorin, të huajin, dhe më thotë që: Pasnesër thotë ky, një politikan i mrekullueshëm mund të mos jetë më në atë detyrë. E pashë dhe thashë: ky është një kriminel që ka kryer krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve, në atë bisedë. Dhe unë i shpjegova dosjen e të pushkatuarve, pa gjyq për bombën e ambasadës sovjetike, sesi ata kishin firmosur në pushkatimin dhe kishin firmosur një muaj prapa.

U kontraktua, se njeri i lirë. Ai ishte i keqinformuar. Me tha: nuk e kam dëgjuar. I thashë: Kjo është vetëm një, por nuk është koha, por unë mund të të listoj sa të duash. Ky ka kryer krime kundër njerëzimit, edhe është autor krimesh kundër njerëzimit.

Tani t’u them një gjë që, ky njeri pas masakrës së dytë u bë një promotor i jashtëzakonshëm i denoncimit të regjimit, sepse Ramiz Alinë, herën e parë që ishte si Gorbaçov i Ballkanit, herë i vinin epitete të tjera. Dhe opozita disamujore nuk kishte arritur të bënte transparencën e krimeve monstruoze të gjenocidit dhe krimeve montruoze të regjimit.

Por, masakra e Shkodrës dhe ekzekutimi i të rinjve para komitetit të partisë ishte nje elektroshok, për të gjithë ata që e vërteta është për një arsye e për një tjetër. I jepnin një mbështetje, dhe kaq ekspertizë për Shqipërinë nuk kishte. Disa gazetarë që vinin, shkruanin ndonjë artikull. Njëherë e quanin Gorbaçov, njëherë e quanin Breshnjev se po merr këto masa.

U ndala në këtë histori, për të theksuar se çfarë rëndësie të jashtëzakonshme pati sakrifica e martirëve të 2 prillit për lirinë e shqiptarëve. Ajo u shndërrua në një frymëzim të madh, por ajo i provoi të gjithë botës se regjimi i Ramiz Alisë ishte një regjim stalinist që nuk pajtohej me votën, nuk pajtohej me lirinë e shqiptarëve, nuk pajtohej me votën ndryshe.

Sot ne jemi në kushtet e një monizmi, i cili është burimi i vërtetë i të gjithë kësaj katastrofe kombëtare që përjetojmë ne sot. Edi Rama e kapi duke e shndërruar votën në një vlerë fiktive, jo reale.

Por, edhe në diktaturë votonim ne. Edhe në diktaturë votonim. Në diktaturë ata i blinin me frikë votat, ky i blen me para dhe bën të njëjtën gjë në njëfarë mënyre. Pasi konsolidoi dhe futi në dorë të gjitha pushtetet, tani ai nuk njeh më absolutisht asnjë ligj, asnjë normë, asnjë parim.

Diktaturat kanë origjina të ndryshme. Janë diktatura ideologjike, siç është ajo që bazohet në marksizmin-leninizmin. Teokratike, siç është ajo e ajatullahëve, por janë të tjera si kjo e Edi Ramës që quhet mobokraci, apo diktaturë e bandave.

Studiuesit, dhe e kanë studiuar gjerësisht formën më të egër konsiderojnë këtë të fundit. Formën më të egër konsiderojnë këtë të fundit, sepse kjo nuk ka, nuk respekton asnjë nen, asnjë ligj, asnjë normë, asnjë parim.

Në këtë konstekst, sot më shumë se kurrë sakrifica e bijve tuaj është kushtrim është frymëzim është apel pëër shqiptarët në mënyrë që ne të rikthejmë pluralizmin, të rikthejmë votën  e lirë, të rikthejmë normalitetin. Sepse kjo rrokullisje e madhe po shkreton vendin 1/3 e popullsisë janë larguar në 8 vite.

Në qoftë se, në këto zgjedhje nuk rikthejmë pluralizmin në mbarë Shqipërinë, 8 vitet e ardhshme do të jenë më shumë 1/3 që mund të largohen. Dhe këtu pas 16 vitesh nuk do të merret vesh se kush do të jetë. Nuk ka patur kurrë një gjenocid të tillë ndaj një kombi me këtë që krijon Edi Rama. Ligji i fundit ndaj profesioneve të lira, taksa që vendosin është shpat mbi ta. Është apel për largimin masiv të tyre nga Shqipëria.

Po çfarë do të thotë largim?

Do të thotë që ti të mos kesh avokatin dhe avokat që mund ta gjesh, do ta gjesh me dyfishin e çmimit. Do të thotë që ti të mos gjesh stomatolog, do të thotë që ti të mos gjesh kontabilistin. Pra, prishet e gjithë struktura e funksionimit të gjithanshëm të një shoqërie. Dhe kjo është masa e fundit e tij.

Ndaj edhe, ftoj shqiptarët që kjo ditë të na frymëzojë për vendimin që do të marrim më 14 maj. Një vendim që duhet të shënojë kthesën e madhe në Shqipëri. Shumë faleminderit!

Shpërndaje