Pas goditjes së marrë në protestën e 6 dhjetorit, kryedemokrati Sali Berisha u shfaq me syze të errëta për të mbuluar shenjën, në takimin që pati ditën e sotme me ish-Presidentin kroat, Stipe Mesiç.
Duke folur pas takimit, Mesiç deklaroi se Sali Berisha i duhet gjithë shqiptarëve, në Shqipëri dhe më gjerë por edhe komunitetit ndërkombëtar.
Isha mysafir në Shqipëri, dhe gjatë ditëve që qëndrova këtu, dëgjova për atentatin për sulmin që u bë këtu, dhe më shqetësoi shumë.
Më shqetësoi dhe u befasova për shkak se Dr. Sali Berisha është babai i Demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë.
Unë kam qenë ish- kryetar i Kryesisë të Jugosllavisë dhe ish- president i Kroacisë, dhe në fakt prej fillimit jam bashkuar me dr.
Sali Berishën për të vetmen gjë, çështjen e demokracisë. Unë nuk kam shumë të dhëna për momentin, nuk dua të deklaroj diçka më tepër, por ky quhet atentat që është bërë kundrejt doktorit.
Sali Berisha i duhet të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e më gjerë, i duhet rajonit dhe Komitetit Europian.
Unë i dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të mbetet pjesë e politikës e më tutje, të punojë për demokracinë.
Berisha u godit me grusht nga 31-vjeçari Gerti Shehu, për të cilin më vonë u deklarua se ka probleme të shëndetit mendor, ndonëse nga lideri demokrat u hodhën akuza për skenar të përgatitur nga Edi Rama.