Berisha refuzon lekët e Kuvendit: Tërhiqini nga llogaria ime bankare…

Shpërndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar tërheqjen nga llogaria e tij bankare të dietave të derdhura nga Kuvendi.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se në llogarinë e tij dhe të 93 deputetëve të tjerë janë derdhur në llogarinë bankare 75250 lekë dieta.

Në reagimin e tij Berisha thekson se ai është deputet i Qarkut të Tiranës dhe se çdo lëvizje të tij jashtë kryeqytetit do ta përballojë me shpenzimet personale.

Postimi i Berishës:

Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta.

Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:

1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta.

2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.

3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit.

Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia. sb

Shpërndaje