Berisha: Rama ne të dy sot jemi armiq, ti pushtetin e do për t’u pasuruar…

Shpërndaje

Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, kryetari i PD-së Sali Berisha i ka thënë Kryeministrit Edi Rama se nga sot ata janë armiq. Arsyeja për këtë, theksoi Berisha është se sipas tij Rama e do pushtetin për t’u pasuruar, ndërsa Berisha tha se së bashku me qytetarët duan lirinë.

Sali Berisha: Sonte më shumë se kurrë mendjet dhe zemrat, sytë e shqiptarëve janë të drejtuar tek ju.  Ju erdhët nga të katër anët në këtë bulevard sepse ju ju thirri ora e lirisë, ju thirri këtu ora e Shqipërisë. Shqipëria në rrezik ishte kushtrimi që ju ngriti ju në këmbë për ta shpëtuar atë.

Ju jeni sot këtu sepse ju nuk pranoni më që qytetarët shqiptarë të jeni qytetarë të lirive të dhunuara. 32 vite më parë kur ne themeluam partinë e parë opozitare, diktatori i fundit dhe partia shetet kishin në duart e veta të gjitha pushtete. Sot, pasardhësi i tyre Edi Rama që ia mbathi megjithëse ka të gjitha pushtet, ka vendosur monizimin e plotë përsëri ia mbathi, përsëri do ia mbathë. Kohërat e tij janë të numëruara.

Në emër tuaj do t’i them Ramës këto fjalë: Rama ne të dy sot jemi armiq. Po pse jemi armiq? E rëndë e hidhur të them këtë fjalë, por zemra ime nuk nxjerr fjalë tjetër sepse ti Edi Rama ke për ideal pushtetin dhe vetëm pushtetin, kurse unë me këta burra dhe gra kemi për idela lirinë dhe vetëm lirinë. Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët, për të poshtëruar qytetarët. Kurse unë dhe këta qytetarë lirinë e duan për të bërë të liri shqiptarët, për të ju kthyer lirinë.

Shpërndaje