Berisha: Rama angazhoi Gonigal për të hetuar atentatin ndaj Tom Doshit! Urdhëroi shpalljen e tij “Qytetar Nderi” të Tropojës…

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka adresuar akuza të forta ndaj qeverisë për lidhjen e Kryeministrit Edi Rama, disa ministrave dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me ish-kreun e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane. Më tej, ai theksoi se Kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme.

“Me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë, wotergate-it të shekullit të 21-të, një prej skandaleve më të mëdha, reagojnë për largimin e Kryeministrit, i cili për karrigen e tij, nuk ngurroi të korruptojë zbuluesin më të rëndësishëm të planetit. Përmasat e aferës e shumëfishoi çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj këtu se Edi Rama është i pashpresë. Ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe të SHBA.

Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, aleat, udhëheqës, kryesor i NATO-s, i paqes dhe sigurisë në botë. Rama ka konsumuar vepër penale duke fshehur krimin, në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitarë në Neë York, për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë nuk ka paraqitur asnjë dëshmitar para drejtësisë shqiptare. Fshehja e krimit përbën vepër të rëndë penale. Kemi të bëjmë me një njeri mbi të cilin rëndojnë vepra të rënda penale, me një njeri i cili me veprimet e tij ka kërcënuar sigurinë e SHBA-ve, me një njeri i cili me veprimet e tij është përpjekur të përmbysë pluralizmin në Shqipëri. Krim monstruoz antikushtetues dhe një seri krimesh të tjera brenda kësaj afere. Rama ka një alternative: të japë dorëheqjen e parevokueshme”, tha Berisha.

Kreu demokrat paraqiti dhe një dimension tjetër të asaj që e cilësoi si afera McGonigal, se Kryeministri Edi Rama ka angazhuar McGonigal për të hetuar atentatin gjoja ndaj Tom Doshit nga Ilir Meta.

“Dimension tjetër i aferës Gonigal, ky mashtreues ordiner, amoral, që u tha shqiptarëve: sa e kam pritur njëherë në zyrë dhe më dërgoi një sms ishte dhe një shoqërues me të. E ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Ka angazhuar ministrat e tij së bashku me Tom Doshin ose Vangjush Dakon, por Toma ka qenë në Vjenë, ai kundër dëshirës ka nisur Etilda Gjonin në një aktivitet në shkelje të ligjeve të vendit, por dhe në shkelje të ligjeve të SHBA-ve.

Etilda Gjoni, nuk është as hetuese, as prokurore, as gjykatëse. Ajo nuk kishte motiv të nisej sepse Toma paguante 5 mln euro për hetim Gonigalit, për hetimin gjoja të atentatit që i kishin organizuar. Hetimi në Vjenë u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur president, ta akuzonte për vrasës. Se Durim Bami i thoshte Tomës më ka thirrur Ilir Meta. Rama ka kryer krim të shëmtuar. Nuk ka dashur të shkojë ministri. Përkundrazi, i ka bërë tëqartë se kjo nuk është detyra e ministrit: të dërgojmë prokurorë. Por Edi Rama ka dërguar ministren. A ka marrë pjesë në pyetje ministrja? Kjo është histori e turpshme, ky është shteti i banditëve”, shtoi Berisha.

Sipas kreut të PD, Kryeministri Rama ka urdhëruar shpalljen e Gonigal qytetar nderi në Tropojë, me qëllim shpërblimin për dëmtimin që i ka bërë opozitës.

“Edi Rama ka urdhëruar shpalljen e tij qytetar nderi në Tropojë, për ti shpërmbyer angazhimin që ai ka bërë kundër meje. Ky është një akt tjetër primitiv i tij. Të shpallën një agjent rus dhe tradhëtar të vendit të vet, qytetar nderi të Tropojës, tregon akt papërgjegjshmërie të plotë”, theksoi Berisha, teksa bëri akuza të forta ndaj Veliajt, disa ministrave të kabinetit qeveritar dhe McGonigal se kanë kryer orgji në lokale nate në Tiranë. “Gonigal, Veliaj dhe ministra, kanë bërë orgjira në night clube dhe lokale gjysmë errësire të tiranës. Janë të fotografuar. Fatmirësisht janë me foto. A publikohen foto apo jo, kjo që them është e sigurt. Ka një hetim ndërkombëtar tani. Hetimi kërkon rregullat e veta. Ne do e japim kontributin tonë në këtë hetim. Prandaj rama mendon se do bllokojë komisionin. Komisioni do hetojë çdo akt, të gjitha takimet e Gonigal me Ramën, Ballukun, Veliajn”, tha Berisha.

Shpërndaje