Berisha në krye, nis mbledhja e Rithemelimit në selinë e PD…

Shpërndaje

Komisioni i Rithemelimit është mbledhur pak minuta më parë në selinë e Partisë Demokratike.

Ashtu siç shihet edhe në foto, mbledhja po kryesohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pjesëmarrës në mbledhje janë mbështetës të Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit. Kujtojmë se disa ditë më parë Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në vendimin e gjykatës theksohej fakti se kuvendi ishte thirrur më mënyrë legjitime dhe se vendimet e marra janë konsideruar si legjitime.

Ende nuk ka detaje lidhur me atë çfarë po diskutohet në mbledhje, por priten detaje në minutat në vazhdim.

Shpërndaje