Kreu i Rithemelimit Sali Berisha bën me dije se nesër më 1 shtator, ora 10:00, do zhvillojë mbledhjen e grupit parlamentar.
Mbledhja do të fokusohet te vendimarrjet dhe funksionimi i grupit parlamentar.
“Nesër, ditë e Premte në ora 10 zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar. Do diskutojmë rreth vendimmarrjeve dhe funksionimit të Grupit Parlamentar në këtë fillim sesioni të ri parlamentar”, thuhet në njoftim.