Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në shoqërinë e një trafíkanti dròge sipas tij.
Duke iu referuar një mesazhi të mbërritur në adresë të tij nga një efektiv pòlicie, Berisha shkruan se Lleshaj ndodhet në shoqërinë e Altin Shtjefnit për të cilin thotë se është i dënuar në Francë për trafik dròge. Sipas efektivit që i referohet ish-kryeministri, Shtjefni është dënuar në Francë.
“Gjeneral Hasháshi shoqerohet me trafíkant dròge! Lexoni denòncimin, mesazhin dhe shikoni foton e pòlicit digjital. Sb Pershendetje dr sot ministri Lleshaj me te dènuarin per trafík dròge ne france Altin Shtjefni quhet zotria qe kame qarkuar me te zeze”, shkruan Berisha.