
Mashtrim e cilëson kryetari i PD, Sali Berisha, premtimin e kryesocialistit Edi Rama për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nga Puka ku u takua me qytetarët, kryedemokrati tha se gjatë 12 viteve, qeveria “Rama” ka arritur vetëm largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Ramën e bën përgjegjës për të gjitha skemat korruptive në vendin tonë. Thotë se në çdo takim Rama denigron familjen shqiptare.
Teksa kërkon votat e qytetarëve, Berisha theksoi pikat kryesore të programit të PD. Premtimet në infrastrukturë zëne vendin kryesor në programin e PD për Pukën.
Qytetarëve u kërkon që të mos votojnë për partitë e reja. Kryedemokrati u kërkon qytetarëve të ndëshkojnë me votë qeverinë “Rama” në zgjedhjet e 11 Majit, në mënyrë që t’i japin fund korrupsionit dhe vjedhjeve të taksave.