Pandemia Covid-19 ka vështirësuar ndjeshëm jetesën në shumë familje shqiptare përgjatë këtyre ditëve. Po ashtu, u desh një pandemi e tillë për të nxjerrë në pah nivelin e vërtetë të varfërisë në Shqipëri.
Qeveria premtoi se familjet në nevojë do të përfitojnë 260 mijë lekë të vjetra.
Mirëpo, natyrshëm lind pyetja: A mund ta përballojnë jetesën këto familje me 260 mijë lekë të vjetra?
Kjo ishte pyetja që moderatori i emisionit Top Talk, Denis Dyrnaja i drejtoi deputetit socialist dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Por si iu përgjigj Beqa, i cili ka mbetur thellë në memorjen e shqiptarëve për tenderat e shumëfishtë e të dyshimtë me kosto miliona euro që ka lëshuar kur drejtonte ministrinë e Shëndetësisë, duke fryrë oligarkët me para?
Sipas Beqjas, 260 mijë lekë të vjetra janë mjaftueshëm për një familje që të përballojë jetesën. Më tej ndërhyri edhe i ftuari tjetër në emision, Pano Soko, i cili u shpreh se 100 mijë lekë janë vetëm drita. Por këtu, ministri tha që faturat e energjisë elektrike mund të shkojnë aq, vetëm po t’i mbash ndezur dritat.
Ai tha: Mund ta përballosh duke reduktuar jetesën. Sepse mund të ishe me zero lekë. Nuk janë 100 mijë lekë energji elektrike. Po të vazhdosh t’i mbash ndezur sigurisht që janë. Tani mos të bëjmë cicmice kot.
Më tej, Beqaj, i cili kur ishte ministër e përthithi miliona euro nga buxheti i shtetit, në kurriz të taksaguesve shqiptarë, këshilloi qytetarët që gjatë këtyre ditëve të kursejnë.
Ai shtoi: Që ne të blejmë duhet të kemi para, sot kemi mungesë parash sepse aktivitetet prodhuese janë tkurrur në vlerësimin tim, është tkurrur e ardhura që na vjen nga eksporti, në muaj mars ne eksportuam tekstile dhe këpucë sa gjysmën e marsit të vitit të kaluar. Kemi eksportuar shërbime më pak pasi kemi pasur më pak turistë gjatë marsit. Aktivitete të tjera prodhuese janë tkurrur, kërkesat edhe të sektorëve të tjerë që eksportojnë janë tkurrur. Janë frenuar investimet e huaja, jemi në një situatë ku e ardhmja e sektorit të energjisë është në pikëpyetje. Nafta arriti në fantashkencë, në minus. Investimet në turizëm janë tkurrur pasi nuk dihet se si do të shkojë. Nëse vazhdojmë kështu ne për pak muaj nuk do të kemi të ardhurat që kemi pasur. Ky 65% në gjashtë muaj do të na mbulojë të gjitha të ardhurat që kemi. Gjysma e e emigrantëve në Itali janë në Lombardi dhe atje janë në shumë vështirësi, gjysma e djemve që erdhën nga Greqia erdhën nga ishujt sepse atje turizmi nuk po funksionon. Ne duhet të fillojmë të kursejmë, nuk mund të vazhdojmë të shpenzojë si para tre muajsh sepse e ardhmja jonë për gjashtë muajt e ardhshëm është ende në pikëpyetje./joq albania/