Këto ditë në opinionin public po bën bujë një deklaratë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, aktualisht deputet i maxhorancës, i cili në kuadër të masave Covid-19, ka kërkuar që të ulë pensionet dhe pagat e administratës.
Sigurisht që kjo deklaratë e bërë nga ministri më shumë i akuzuar për tendera dhe konceisione korruptive në shëndetësi ka sjellë revoltën e shumë qytetarëve të cilët I kanë kujtuar Beqaj se përpara se të bëjë kërkesa të tilla duhet të dorëzojë deri edhe vilat e tij.
Por kjo kërkesë e Beqaj është edhe më e pamoralshme, po të kthehemi pas në kohë, në vitin 2017, ku edhe pse ishte shkarkuar nga detyra kërkonte me urgjencë ti kaloheshin 3 paga shpërblim, siç shikohet në shkresën e mëposhtme të botuar në vitin 2017, në opinion.al.
Sigurisht një standard i dyfishtë për një ministër që nuk njeh skrupuj në kërkesat e tij abusive, por jo për kujtesën e qytetarëve të cilët nuk ia harrojnë konceisionët korruptivë miliona euro në shëndetësi.