Në daljet e përditshme tashmë në media, më pyesin për politikë, qeveria kështu, partia demokratike ashtu…njëri aleat, aleati tjetër…ne mirëmpresim të gjithë që duan të kontribuojnë për Shkodrën, por më besoni, këto janë çështje që diskutohen shumë në media, por në takimet e përditshme që unë kam me banorët, fokusi është diku tjetër.
Njerëzit diskutojnë për hallet që kanë, për zgjidhjet që duhen gjetur, për punët që duhen kryer. E këtu është pika e fortë e programit tim, gjuha ime e përbashkët me çdo qytetar. Unë jam shumë i bindur që Shkodrës i duhet menaxhim, modestisht besoj se di ta bëj shumë mirë, kam 20 vite sukses që e vërtetojnë këtë.
Ndaj kam vendosur të garoj, se dua të sjell vëmendjen e partnerëve dhe donatorëvë këtu, të maksimalizojmë mbështetjen e tyre..
#shkodrapozitive #shkodraepara