Benet Beci takohet me gratë fasone në Shkoder/ Njihet me problematikat…

Shpërndaje

Në takimin me drejtuesit dhe punonjëset e fazonerisë “Albconf”, biseda fokusohet në nevoja reale, që i ndikojnë atyre në jetën e përditshme. Nuk ankohen për kushtet e punës, as për lodhjen e tyre.

Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre, hapësirat publike për të cilët thuajse nuk ekzistojnë. Nuk ka as parqe lodrash, as kënde sportive, as hapësira të dedikuara.

Shumica prej tyre përdorin biçikletat për të shkuar në punë, edhe ngaqë shërbimi i transportit urban mungon. Por edhe me biçikleta, situata nuk është e sigurtë. Korsitë mungojnë, e aty ku ka vijëzime, nuk janë kurrë të lira për tu përdorur. E teksa përditë e bëjnë këtë rrugë mes pluhurit të verës, apo erës a shiut në dimër, shpesh iu duhet të përballen edhe me qenjtë e rrugës.

Nuk mundet me qenë ky realitet i asnjë qyteti, aq më pak i Shkodrës. Është e pafalshme që këto ndërhyrje të jenë ende tema diskutimi e premtime në Shkodrën e vitit 2023.

Shpërndaje