“Në takimin që patëm me të rinjtë e FRESSH, vlerësova energjinë dhe dinamizmin e tyre për t’i bërë gjërat siç duhet. Ky organizëm plot me entuziazëm dhe pozitivitet është padyshim një marsh më shumë në arritjen e objektivit tonë të përbashkët për ta kthyer Shkodrën në një qytet ku të kesh dëshirë, jo vetëm ta vizitosh, por edhe të jetosh.
Është momenti të ndezim motorët, të mblidhemi të gjithë bashkë, të krijojmë një frymë për të realizuar ëndrrën tonë”, shprehet Beci.