Kandidati për deputet i PS në listën e Shkodrës, Benet Beci, i cili renditet në vendin e 3-të në listë, tha se pjesa e tij në këtë qark dhe skuadër është ta kthejë Shkodrën në një fuqi ekonomike rajonale duke zhvilluar zonën, rritur investimet publike e private si dhe të sjellë një koordinim sa më të mirë të të gjitha qendrave në veri që nxisin punësimin, dhe rritjen ekonomike.
“Kemi arritur të ndërtojmë gjëra që janë të jashtëzakonshme, ju shihini sot një Shqipëri të nivelit europian. Kemi punuar në të gjithë rrethinat e Shkodrës. Ky ekip që është sa komplementar dhe divers, mund të realizojë projekte dhe një koordinim më të mirë për të dhënë mundësi zhvillimi Shkodrës. Pjesa ime në skuadër është se si të shtojmë investimet publike e private, punësimin, rritjen e ekonomisë. E kemi filluar në Vaun e Dejës, me rrugën e Komanit dhe Vaut të Dejtë, me parkun fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës që pritet të ndërtohet. Ajo që unë dua të tregoj se pse jam këtu në këtë skuadër është krijimi i një plani rajonal që do e kthejë Shkodrën në një zhvillim rajonal ekonomik dhe zonë turistike. Shkodra të kthehet në një qytet të fuqishëm dhe të tregojë më së miri të gjitha vlerat që ka”, tha Beci.