Benet Beci: Projektet strategjike: Përfundimi i rrugës së re të Velipojës dhe ura mbi Bunë…

Shpërndaje

Një nga projektet kryesore për ndërlidhjen e Shkodrës edhe me territoret përreth është përfundimi i pjesës së fundit të rrugës nga Qafë Shtiqën në Velipojë Plazh dhe ura e re mbi lumin Bunë në fshatin Pulaj, lidhja e re drejt Ulqinit. Ky projekt ka përfitime të shumëfishta:

– Do të kompletohet rruga Shkodër-Velipojë për një akses të shpejtë mes Shkodrës dhe Velipojës. Së bashku me zgjerimin e rrugës hyrëse për në Shkodër nga Harku i Bërdicës, udhëtimi Shkodër-Velipojë do të jetë më i shpejtë dhe i sigurtë.

– Do të përfundohet lidhja mes Velipojës dhe Shëngjinit duke shkurtuar me më shumë se një orë e gjysëm distancën mes tyre.

– Do të ndërtohet rruga lidhëse dhe ura e re mbi Bunë drejt Ulqinit duke shkurtuar më shumë se një orë e gjysëm distancën mes dy plazheve. #shkodraepara #shkodrapozitive

Ura e re mbi Bunë do të shërbejë edhe si një pikë e re e kalimit të kufirit kryesisht gjatë sezonit veror dhe do të krijojë kështu një super ofertë turistike të plazheve të mrekullueshme ranore të Adriatikut. Ky investim do të vlerësojë shumë më tepër plazhet e Velipojës dhe Baks Rrjollit duke sjellë më shumë turistë dhe gjeneruar më shumë ekonomi për banorët dhe bizneset në zonë dhe vlerat e pronave aty, duke u bërë një destinacion shumë i vyer për investime të reja. Velipoja do të jetë qyteti i dytë i bashkisë Shkodër. Projekti do të valorizojë edhe të gjithë zonën rurale të NënShkodrës në breg të Bunës mes Shkodrës dhe Velipojës për të nxitur më shumë prodhimin bujqësor dhe turizmin me bazë natyrën në zonë.

Nuk kemi asnjë ditë kohë për të humbur me diskutime të panevojshme, fillojmë punën!

Shpërndaje