Një takim plot diskutime me disa prej artistëve artizanë të qytetit të Shkodrës. Nevoja për mbështetjen e tyre, promovimin e krijimin e kushteve për të qenë pjesë e paketës turistike që Shkodra duhet të ofrojë ishin në qendër të bisedës me ta.
Më shumë turizëm do të thotë më shumë ekonomi, e më shumë nxitje për të rinjtë që të bëhen trashëgues të teknikave tradicionale dhe kultivues të tendencave të reja në punët artizanale.