Befason Lorenc Jemini: Në Shkodër më kanë dal me armë, ka qenë ndeshja…

Shpërndaje

Mëngjesin e 16 shkurtit, qyteti i Shkodrës u trondit nga lajmi se administratorit të Klubit të Vllaznisë, Suad Licit i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Pakoja me eksploziv u gjet në shesh, poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, e cila supozohet se ka qenë si një mesazh kërcënues për Licin.

Ngjarja bëri bujë në të gjithë vendin, ku ktheu dhe njëherë problemet e harruara në futbollin shqiptar. Ish arbitri Lorenc Jemini në studion e “Procesit Sportiv” ka zbuluar një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur Shkodër, në kohën kur ishte aktiv në futboll. Jemini ka deklaruar se më parë tre makina i kanë ndërprerë rrugën dhe e kanë kërcënuar me armë.

“Ne e kemi legjitimuar pak dhunën në vendin tonë. Grushta, dhunë ka patur. Mua më kanë dal me armë në Shkodër. Tre makina para nesh ka qenë një ndeshje Vllaznia-Flamurtari vite më parë. Shkodra si qytet paçka se e quajm kulturë dhe krenari e madhe këto janë gjëra ekstreme. Unë rastin tim e denoncova po nuk ndodhi gjë”, tha Jemini.

Shpërndaje