Beci nis nga Velipoja: Pastrimi është hapi i parë i një plani të mirëmenduar pune që do të vijojë gjatë sezonit dhe jo vetëm…

Shpërndaje

Pastrimi që nisi sot në Velipojë, është hapi i parë i një plani të mirëmenduar pune që do të vijojë gjatë gjithë sezonit dhe jo vetëm. Në diskutim me banorë të zonës, problematikat janë konkrete, nevoja për të ndërhyrë e menjëhershme.

Vullneti i institucioneve qendrore e lokale është maksimal, ndaj puna do të vijojë përtej këtij aksioni disa ditor. Pastërtia në të gjithë territorin e veçanërisht në zonat turistike, janë domosdoshmëri jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve e të mjedisit, por parakusht për zhvillimin e turizmit.

Duke falenderuar vullnetarët e institucionet që u anagazhuan, e në mënyrë të veçantë Forcat e Armatosura, ministren Kumbaro, drejtuesen politike znj.Spiropali dhe prefekten Angoni, ftoj qytetarët të bashkohen në ruajtjen e mjedisit, si një e mirë që na takon të gjithëve.

Shpërndaje