BE: Kufijtë të hapen brenda qershorit

Shpërndaje

Komisioni Europian po ndeshet me rezistencë nga disa vende anëtare për të hapur plotësisht kufijtë brenda zonës Shengen. Komisionerja për çështjet e Brendshme Ylva Johansson lëshoi ultimatumin që kufijtë të hapen brenda qershorit. Një prej vendeve që po shkakton probleme është Austria, vend që hoqi të mërkurën kufizimet për të gjithë fqinjët përveç Italisë.

Bashkimi Europian kërkon që vendet anëtare t’i hapin kufijtë brenda qershorit në funksion të sezonit turistik. Disa vende, ekonomia e të cilave varet nga turizmi mezi presin që të hapin kufijtë dhe mirëpresin turistët e parë. Por ndërsa disa shtete europiane po bashkëpunojnë mes tyre, ende mungon një veprim i përbashkët në nivel europian.

Komisionerja europiane për çështjet e Brendshme Ylva Johansson tha se u ka kërkuar vende anëtare të vendin për datën e hapjes.

“Do t’iu propozoj vendeve anëtare të heqin të gjitha pengesa e brendshme sa më shpejt që të jetë e mundur dhe besoj se deri në fund të qershorit kjo duhet të ketë ndodhur,” tha komisionerja, duke shtuar se do ta paraqesë propozimin edhe në mbledhjen e Këshillit.

Komisioni Europian po përpiqet prej kohësh të garantojë lëvizjen e lirë brenda bllokut, duke koordinuar veprimet e shteteve anëtare dhe që muajin e kaluar paraqiti disa rekomandime.

Italia i hapi kufijtë e saj të mërkurën, por jo të gjithë duan të shkojnë aty. Gjithashtu Austria hoqi të mërkurën kufizimet për të gjithë fqinjët përveç Italisë. Spanja planifikon të hapet më 1 korrik, vetëm me Francën dhe Portugalinë. Ende nuk është gati të hapet në vendet e tjera, kështu që çdo përpjekje e BE-së për të bashkërenduar një rihapje do të jetë e ndërlikuar.

Belgjika është një nga shtetet e BE-së që pritet t’i hapë kufijtë e saj më 15 qershor dhe nëse gjithçka shkon mirë turistët mund të shijojnë përsëri një birrë belge apo të fotografohen poshtë Manneken Pis.

Franca gjithashtu po shpreson që turistët të kthehen dhe po harton planin e heqjes së të gjithave kontrolleve kufitare në zonën Shengen nga 1 korriku.

Shpërndaje