BE debat për kufijtë, Gjermania vendos 31 gushtin për lëvizjen me vendet jashtë Unionit

Shpërndaje

Gjermania e ka shtyrë hapjen e kufijve me vende jashtë Bashkimit Europian deri më datën 31 gusht. Megjithatë është pranuar propozimi për lejimin e lëvizjeve të shtetasve brenda Unionit

Gjermania ka vendosur të mos ndjekë në mënyrë të plotë rregullat që ka propozuar Bashkimi Evropian sa i përket hapjes së kufijve.

Mediat kanë bërë të ditur se do të zbatohet propozimi për lejimin e lëvizjes mes shteteve të unionit pas datës 15 qershor duke përfshirë dhe Britaninë, Islandën, Norvegjinë, Lihtenshtejnin dhe Zvicrën. Por përplasja ka nisur për shtete e tjera jashtë unionit.

Komisioni Evropian ka propozuar lëvizjen pa ndalime në BE pas datës 1 korrik edhe pse kryediplomati Josep Borrel shprehet se ulja e masave duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe e pjesshme. Madhe ai ka shtuar që çdo shtet mund të ketë masa të veta shtrënguese.

Gjermania duket se do të vazhdojë ti qëndroj strikte kufizimeve, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Mediat shprehen se me shtetet jo anëtare të BE, Berlini do të lejojë lëvizjen vetëm pas datës 31 gusht.

Për këtë Ministri i Jashtëm Heiko Maas shprehet se tha se Gjermania nuk ka akoma sisteme me pjesën tjetër të botës për të vlerësuar dhe koordinuar udhëtimin pa sjellë rreziqe potencialisht të pallogaritshme.

Aktualisht në rastet kur lejohet kalimi, në Gjermani është në fuqi rregulli që çdo person do të detyrohet të qëndrojë 14 ditë në karantinim të detyruar.

Shpërndaje