Bajerni i Mynihut do të tentojë këtë mbrëmje surprizën e madhe pas asaj humbje një javë më parë në shtëpi përballë gjigandëve të Parisit.
Francezët mundën në Alianz Arena 3-2 skuadrën e Flik, e cila duket se nuk po kalon një formë të mirë kjo edhe pas atij barazimi zhgënjyes 1-1 në ndeshjen e fundit përballë Union Berlin. Megjithatë kur në fushë zbresin këta gjigandë, spektakli është tërësisht i garantuar. Sa i përket formacioneve startuese edhe këtë herë mungesat do të jenë problemi kryesor për dy trajnerët.
Infermieria e gjermanëve është e mbushur plot. Costa, Tolisso dhe Lewandowski nuk ja kanë dalë dot të jenë në shërbim të skuadrës ndërsa Knabri vijon të jetë i infektuar me koronavirus. Lajme të mira ka për trajneri Pocetino pasi dy futbollistët, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi kanë rezultuar negative në tamponin e fundit dhe janë në dispozicion të skuadrës, ndërsa rikthim i rëndësishëm është dhe ai i ParedesNdërkohë trajneri argjentinas do të vuaj mungesën e Bernat, Icardi, Pereira dhe Kurzava të dëmtuar.
Ndeshja do të luhet në orën 21:00 në stadiumin në Park des Princes ndërsa do të gjykohet nga arbitri i njohur italian Daniele Orsato .