Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

Shpërndaje

NGA FATMIR BASHLI

Se si ka than ajo bjondja,, Deshta me fillu kyt jav me ba palester, por m’kan than se java e par asht e v’shtir se t’dhem tan trupi , por mandej m’sohesh, E ma mir po e filloj n’javen tjeter, n’jav t’dyt.

Sot dita botrore e teatrit,, Mos e gzofshin kyt dit, tan ato qe po lozin teater me kyt popull.

O, nuk asht m’su fukaraja i shkret me u g’zu,, Sot qe mora rrogen , shkoj tan qejf n’shpi, kur jep ner lajme se kan denu Fjollen.

Kjo vaksina Kineze m’duket, si aja puna kur na hante naj qen , qe na u donte leshi i tij per me u shendosh.

Un rrjedh nga nji familje intelektualesh, prindrit e mi kan ken artista, kan ba vepra artit,, po i tregojsha nji shokut – Puntor t’thjesht kan ken ma Fato, çfar veprash artit kan ba ata !!!?? -Pse , a po t’duket pak qe m’kan ba mu a ?!!!

Qysh sot qe filloj fushata e deri sot nji muj, kena me hi n’BE perdit, kena me pas taksat ma t’ulta n’rajon,, kan me na i rrit rrogat, deri sa ti thojm na, boll se s’na duhen ma njaq e shum lek,, Shendetsin, prap falas edhe njiher si heren tjeter ,,Korrupsioni s’ka me gjet bir ku me u fut,,Kena me u dishru me ndejt nji dit pa pun ,,, Rroft Shqipnija, posht tepsija.

Kam fillu me ken taman krye familjar i rregullt,, komplet nji pic familjare e ha vetem.

5 kutija k’pucesh kam siper raftit, e veq nji pal k’puc kam me dek e me hek,, Se pse mi rujn ato kutija atje , ala se kam kuptu.

Dy bjonde tuj bisedu : Njikjo makina jote qe ke marr tash, 5 vet pa pik problemit i nxen,,- E di maj e di, pa ku me i gjet 5 vet n’Shqipni pa probleme ?!!

Shpërndaje