Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

Shpërndaje

Nga Fatmir Bashli

Se si ka than aja bjondja,, – Sa perpara jan k’to Amerikant shkunen n’Mars, e na ala jena n’Shkurt.

Nji vajz tuj lexu sms e ndarjes me te dashtunin, dhe e ama bjonde, e pyet,, – He maj ça je tuj lexu ?? – Nji recet gatimit maj mam, po m’len rahat !! Kur vjen nji moment dhe vajzes tuj lexu i pshtojn lotet,, N’at sekond hin baba , edhe e pyet .- Ça ka vajza qe qan maj,,, – Shshsht , i thot e shoqja,, se m’duket asht te aja pjesa qe asht tuj qeru qept.

Kishte shkru njena,,, Un jam vajz shum e pastert, e thjesht, simpatike, e zgjuar dhe shum punetore,, Por gjeja qe me ndan nga gocat e tjera eshte qe jam person qe nuk me pelqen te lavderoj vehten.

Eh si erdhi koha,,me fut mik, per me ba gjylpana.

Me kyt ritem qe po ecen vaksinimi, mu m’takon rreth vitit 2080 me e ba,, Nuk ma merr mendja se e kapi,, Por jam besimplote qe kur te k’thehem per votime ne 2080-ten tash po ma bajn.

Mu m’vjen inat se ne Shkodranve gjithmon na e hajn kakun , hakun , m’falni,,, Gjithmon kena ndigju se gjaja ma e madhe qe asht myt n’uj ka ken Titaniku,,, Po mir ma vlla kur doni me e kuptu se Shkodra asht ma e madhe se Titaniku,qe mytet per çdo vjet ne uj e nuk e permend kerkush.

Eh more vllau i jem,, baxhanak me t’pas, e nuk t’kisha duru kaq shum,,, ( shqiptari).

Eh si i marrin n’qaf rinin e sotme tuj ja marr fakultetet me lek ,, As tabaken s’dijn me e majt.

Ça i more grus per san Valentin?!- Nji 10mij leksh mar, se s’kishte ma teper n’çant !!

Ma n’fund mi paska dal rroga grus, e m’tha shko e merre,, Mbush’ rruga me polic,, Ka njena an mu ba qefi, se thash jam i sigurt , se lek jan ato,, Ka ana tjeter m’erdhi pak inat, se thash,un tana hert ja kam çu cik m’cik rrogen, ( jo prej frikes, por e kam edukaten teme njashtu ) e k’to s’kan besim,,,Ndalem e i tham njenit polic,,Avash mor avash se nuk e ka njaq rrogen e t’madhe se me ardh polic prej tiranet me m’rujt,,- Ik mor k’put qafen, e hape rrugen se asht tuj ardh kryeministri n’shkoder,m’tha,,,- A po mirboll pra, bashi hajr qe paskeni ardh me m’rujt, se ai edhe ita ti merr.

Edhe n’kllapi me t’pshtu naj fjal,, t’pyt gruja,,- Me ke je tuj fol !!??

Bah çfar t’ftoftit sot mar Fatmir,, po m’thot ky kojshija i jem,, – Mas e luj, i tham, shife shife,paskan dal edhe foka neper dergut,, Fokat e mas m’ban me t’than se jam Xhixha , pa jam vesh trash, se gazep sot,,- M’fal maj Xhixh se m’rrejten mustakt, pernjat thash.

Shpërndaje