Nga Fatmir Bashli
O zot, ishalla nuk po s’murena tash qe e kan kap Tiren, se nuk po dina se kujt me ja dhan paret !!
Dhandrri m’ka qellu i meqem fort, ça thot vajza ban,, kurse djalin e kam krejt hajvan , e sjell e shoqja ka t’dojn ajo,, ( Nanat Shqiptare )
Djali tuj e pyt t’jatin – Bab p’se veq burrat i marrin ushtar ?? – Ça asht kjo pytje mor bir,, a e imagjinon t’tam me i dhan edhe kallash n’dor ?!!!
Safet Gjici : Super ekip Kuksi,, nuk mujti gjall Vllaznia me ja ba t’dytin.
Kulmi,,, Rama qe ka nda’ 4 gra ,, don me pajtu Greqin me Turqin !!
Burr a je tuj shkru me naj femen tjeter ti a ??- Jo maj prite zot, veq me ty shkruj un !! – Jo se ajo Bona e Sara qe shkrun ti, un jam qe ta dish,,!! – He pra a e shef se veq me ty shkruj, a t’thash
Tan jeta na shkoj tuj u rrah brezit ton ,,Na rrahshin m’susat, kojshit, dajat, axhat,, vllai i madh,, motra,,Kurse mu qe kam ken edhe pak si i but,, hala m’dhem trupi kur i kujtoj,, M’rrahshin n’shkoll ata djemt, e shkojsha tuj qa n’shpi,, e te m’kapte nana n’thuper,, Diçka i ke ba ti se kot nuk t’rrah ai tjetri,, Sa m’arote nana vite baba prej punet e m’gjete tuj qa,, e ja niste,, Po ti mar gjytrym ku i kishe durt qe nuk ja kthejshe,,ma mir t’mys me dur t’mija se me u ba lolo,, M’rrahte deri sa m’pshtote shurra,, Manej m’kapte nana e m’rrahte, pse shurrove,, djali sa s’rritet ma ,e ban shurren n’brek,, Me pas frik me i rrezu se ma plag t’bajshin k’to t’shpis,, pse u rrezove ,e ku i pate syt,, se sa u vritshe prej t’ramunit,,,U rritme ma n’fund e thame se pshtume, po iriqi n’ferr se n’ferr, si lame as me na ik t’ximunat prej trupit , se deshme me u martu qysh 20 vjeca,,Edhe tash n’janar dukena si me pa ardh prej plazhit,, zi trupi i jon.
N’Shkoder ner te tan dyqanet ruhet distanca,, kerkush s’hin m’rend.
Ndoshta ne 2090 nuk kam me ken gjall, por nji gja e kam te sigurt,, Se me votu kam me votu.
Po m’thot dikush,, Asigja nuk kan ba k’to politikant ton gjat k’tyne 30 vjetve qeverisje,, – Thu ti, i tham, se ato kan ba miljona.
Obobo, duhet me i than grave me hi e me u la diten, se naten na tmerrunen f’mit,, Dalin prej dushit pa vetulla.
E kam pa gjet njiher m’susen n’prehen t’drejtorit, e ajo i tha. -Sa mir qe qellove ti drejtor e m’prite, se un kisha ra n’tru t’vogel.