Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

Shpërndaje

NGA FATMIR BASHLI:

Shkova me gadit makinen sot e m’tha ai mekaniku -Ça t’ka ? – M’asht fik llampa e karburantit, ma shif njiher se ajo s’ma fik kurr as kur e kam fik makinen.

Bjondja tu u la n’dush,, – Mam ulu ma ble nji shampo posht ,,- Po ke maj aty shampo !!- Po pra , po keka per flok t’that e bana e i laga un tash.

Rama kishte deklaru n’Shkoder se,, Se Shkodra ka me ma dhan t’tretin,, ( per mandatin tham qe do ta ken pas fjalen )

Shteti duhet me na furnizu me maska edhe per f’tyr,, se k’to qe jan n’shitje, i kena per brryla.

I ka hup bjondes telefoni e mas nja dy oresh ka shku nji fmi e i ka than,, Kam gjet nji telefon e me thanen se asht i joti, a po e shef njiher ??? – Ja mas e nxjerr hiq se nuk do t’jet i jemi ,,se i jemi m’ka hup.

M’çmendi nji kojshi,,, Fatmir po ti pse vjen kaq von?? – Pse a nuk t’merr gjumi ty pa ardh un a?

Tuj e pyt bjonden – A din anglisht ?- Po mar si sdi !!- Ça asht welcome ??- Asht ai posti qe vehet te dera me fshi kamt.

O bine at’ thes mill more, se kush pret deri per zgjedhje.

Marshallah çfar kohet,, a dihet gja deri me sa shtator zgjat njiky gusht.

Bjondja tuj ju hap shoqes t’vet,,- A e din sa e shpejt jam un maj, bane hesap,,100 metershin e baj per 23 metra.

Gru pse m’ke marr mu, ??- Se ti t’ban me qesh ,,- A kujtova se m’ke marr ngaqe kam ken king maj!!- He a e shef si t’aj gazit ti tash.

Ba me pas sheja covodit, tha doktori duhet me pi paracetomol mas çdo vaktit kur han,, A thu m’bajn sherr mu 18 paracetomol per 24 or se,,, 12 gjat dits e 6 kur flejn tan !?

Tash 5 vjet e run gruja nji shishe raki dermanit qe un ja kam pi tash 4 vjet e ja kam mush me uj,, e sa her i dhem kund nakuj n’shpi e merr vrap e na ferkon me te e thot,, ke me e pa se si ka me t’kalu se asht raki e mir fort ma kan dhan per derman.

Shpërndaje