Basti i Dukës: Shkodra nuk thyhet, opozita shanse në Durrës e  Elbasan…

Shpërndaje

Deputeti Agron Duka e konsideron Bashkinë Shkodër si një bastion të pathyeshëm të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin QuoVadis në Vizion Plus, Duka deklaroi se kjo zonë është bast i kryesocialistit Edi Rama, por megjithatë sipas tij shanset e PS në këtë zonë janë të vogla.

“Në largësi me aq sa ndikim kemi ne edhe për Elbasanin, mendoj se opozita ka shanse për të fituar. Tirana me daljen e kaq shumë kandidatëve mund të vështirësohet, besoj unë, megjithatë Belindi po bën një fushatë që më ngjall një lloj optimizmi. Shkodra është e vërtetë që Edi Rama e ka bastin e vetë, madje edhe vetë mazhoranca. Për këtë arsye mendoj se shkodranët nuk duhet të hynë në këtë lloj basti, sepse unë mendoj që jo thjesht taktikat elektorale duhet të fitojnë një bastion, por duhet të bindësh”, tha ai. “Një garë normale me aq diferencë votash sa ka Shkodra, unë nuk besoj edhe unë e vë bast politik që Shkodra është e pamundur për PS”, shtoi ai.

Ai theksoi se Partia Socialiste ka më shumë shanse në zonat e jugut të vendit, që njihen dhe si bastione të sajat.

Shpërndaje