Basketbollit i ndizet drita jeshile/ Ministria e Shëndetësisë lejon fillimin e aktivitetit

Shpërndaje

Pas 11 muajsh pushim, basketbolli ka marrë dritën jeshile nga Ministria e Shëndetësisë për të rifilluar aktivitetin.

Ka qenë vetë presidenti i federates, Avni Ponari, i cili publikoi shkresën zyrtare nga institucioni, ku mes të tjerash thuhet se çdo ndeshje do të zhvillohet në protokollet e rrepta të pandemisë dhe duke respektuar masat e distancimit social.

Aktivitet e basketbollit ishin ndërprerë më datën 9 mars, kur u identifikua edhe rasti i parë me COVID në Shqipëri.

Shpërndaje