Bashkohet PD-ja, Grupimi i Bardhit dhe i Berishës kanë njoftuar për mbledhje në selinë e PD-së.
Burime tregojnë se Gamend Bardhi ka lajmëruar mbledhjen e Grupit Parlamentar për herë të parë në selinë e PD-së.
Ky akt vjen para mbledhjes së Këshillit Kombëtar që zhvillohet në orën 17:00 diten e sotme, dhe para protestës së 20 shkurtit.
“Të nderuar kolegë, diten e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”, sipas njoftimit.
Në këtë mbledhje do të diskutohet çështja e bashkimit të PD dhe mbetet për t’u parë nëse Gazment Bardhi do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha që zhvillohet në orën 17.00.
Kjo do të jetë hera e parë që kjo mbledhje mbahet në selinë blu, që prej ndarjes së demokratëve në disa grupime. Ndërkohë, drejtuesit e Partisë Demokratike prej një jave po takojnë strukturat për të organizuar protestën e 20 shkurtit.