Ambasada gjermane në Tiranë, ka bërë njoftimin për një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve për sigurimin e vizave.
Personat të cilët synojnë të lënë takim për bashkim familjar, do kenë mundësi që këtë ta kryejnë në një mënyrë më të shpejtë.
Postimi i Plotë nga Ambasada Gjermane:
Sektori i Vizave informon se duke filluar nga 01.01.2022 do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve. Kategoria “Bashkim familjar me shtetas gjerman dhe europian“ u mundëson aplikuesve që synojne bashkim familjar me bashkeshortët ose femijët gjerman dhe europian lënien e nje takimi me te shpejte”.