Bashkimi i PD? Amuli: Nuk ka marreveshje pa hequr primaret…

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli e thotë haptazi se dy PD-të nuk mund të bashkohen në rast se PD-ja e Berishës nuk tërhiqet nga procesi i primareve. Ndërkohë që kanë vijuar negociatat mes të dy palëve, e vetmja mënyrë që të ndodh bashkimi i PD shprehet Amuli është heqja e të gjitha kushteve.

Berisha duhet që të bëjë një hap pas shprehet Amuli pasi dalja me dy kandidat nga radhët e PD në zgjedhjet vendore që do jenë pas pak muajsh do ishte një vetëvrasje për Partinë Demokratike.

Në rast se negociatat mes dy grupeve të ngritura nga të dy PD-të dështojnë atëherë Amuli shprehet se dalja me dy kandidat në zgjedhjet vendore është e pashmangshme dhe për këtë prej kohësh ka nisur takimet në terren.

Nga negociatat që po zhvillohen mes dy grupeve të PD për procesin e bashkimit deri më tani nuk ka ende një marrëveshje të përbashkët. Këto negociata do të vijojnë me qëllim bashkimin e demokratëve por kushtet që kanë secila palë më shumë duket se po i lënë të larguar se sa të bashkuar dy PD-të.

Shpërndaje