Bashkia Shkodër: Punime në kolektorin kryesor – Bllokim rrugor nga 17 deri më 20 Prill…

Shpërndaje

Të nderuar banorë të Shkodrës,

Bashkia Shkodër ju informon se, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qendër të qytetit dhe përfundimit të fazës së fundit të punimeve në kolektorin kryesor, segmenti rrugor nga Sheshi “Demokracia” deri në Sheshin “Nënë Tereza” do të jetë i bllokuar përkohësisht.

Ky bllokim do të zgjasë për katër ditë, konkretisht në datat 17–20 Prill, nga ora 08:00 deri në 18:00.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe, ndërsa vijojmë punën për një qytet me infrastrukturë më të mirë dhe më funksionale për të gjithë.

Shpërndaje