Bashkia Shkodër njoftim për Mbylljen e Përkohshme të Bulevardit “Skënderbeu” për Punime Asfaltimi…

Shpërndaje

Të nderuar qytetarë,

Për shkak të punimeve që do të kryhen, segmenti rrugor në Bulevardin “Skënderbeu” në qendër të qytetit do të jetë i mbyllur nga data 5 Prill deri më 12 Prill, nga ora 08:00 deri në 18:00.

Nesër nis asfaltimi i plotë i këtij segmenti dhe do të përfundojnë edhe ndërhyrjet për kolektorin në qendër të qytetit.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të lirojnë hapësirën e parkimeve përgjatë këtij segmenti që sot, me qëllim që t’i lihet mundësia mjeteve të kryejnë asfaltimin e shpejtë të rrugës.

Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit do të jenë të koordinuara dhe do të ndihmojnë qytetarët në orientimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj gjatë periudhës kur do të kryhen punimet në këtë zonë.

Faleminderit!

Shpërndaje