Bashkia Shkodër denoncon djegien dhe vjedhjen e stolave të cilët u riparuan vetëm një javë me parë…

Shpërndaje

Vetëm një javë nga përfundimi i punës për zëvëndësimin e stolave të dëmtuar në pedonalen e “Molos”, sërish gjendemi përballë një akti vandal. Persona të paidentifikuar kanë djegur dhe vjedhur stolat e riparuar në këtë shëtitore, duke shkaktuar një tjetër dëm në investimet publike në Shkodër.

Gjendur përballë këtij rasti të përsëritur, i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë duke identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë autorin apo autorët e këtij akti. Gjithashtu qytetarët i ftojmë të denoncojnë të tilla raste dhe të kontribuojnë në ruajtjen e investimeve publike që realizohen nga taksat e tyre.

Bashkia Shkodër nuk do të ndalet çdo ditë së punuari për përmirësimin e shërbimeve dhe zbatimin e projekteve të reja infrastrukturore, por nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve për t’i ruajtur ato.

Shpërndaje