Bashkia premton rrugën Rrenc- Bardhanjor/ Banorët: Benet Beci na priti në zyrë, shpresojmë se rruga do të bëhet…

Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në zyrën e tij një përfaqësi banorësh të fshatrave Rrenc dhe Bardhanjor të cilët me të drejtë kërkojnë ndërtimin e rrugës. Gjatë takimit ku e pranishme ishte edhe këshilltarja e bashkisë Eliona Shkreli, kryebashkiaku është njohur me shqetësimin e tyre dhe i ka garantuar se do të investojmë në këtë rrugë 2 km të gjatë e që u shërben më shumë se 1000 banorëve. Për banorët lidhja e dy fshatrave Bardhanjor-Rrenc është e hershme dhe ka një rëndësi të madhe për tu asfaltuar, pasi e kanë të vështirë të dërgojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte

Vetëm 5 vite më parë rruga Rrenc-Bardhanjor me një gjatësi 4 km iu nënshtrua rikonstruksionit. Nga këto 4 km u asfaltuan vetëm 2 të tilla, ndërsa pjesa tjetër për arsye ende të paqarta ka mbetur sikur më parë. Në këto 2 km të mbetur përgjysëm, në rrugë janë krijuar gropa të mëdha dhe lëvizja e mjeteve është shumë e vështirë.

Shpërndaje