Bashkë për Shkodrën që duam: Bardh Spahia takim me qytetarët…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, vijon takimet në terren me qytetarët, duke sjellë një fushatë të ndërtuar mbi dëgjim, dialog dhe angazhim të sinqertë. Në qendër të këtij rrugëtimi qëndron besimi tek qytetari dhe vullneti për të sjellë zgjidhje konkrete për shqetësimet e përditshme.

Postimi i kandidatit Spahia:

Gjatë takimeve me bashkëqytetarët në terren, momente të tilla janë thelbi i angazhimit tim politik, të dëgjoj zërin e çdo qytetari, të kuptoj shqetësimet e tyre dhe të punoj për t’iu përgjigjur me zgjidhje reale. Fushata ime nuk është thjesht për vota, por për besimin dhe shpresën që qytetarët vendosin mbi ne. Bashkë, për një të ardhme më të mirë! Voto nr.1, Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ✌️

Shpërndaje