Basha zgjedh shkollen 9 vjeçare në Dajç të Shkodrës për të dhënë mesazhin e 7 marsit…

Shpërndaje

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte këtë të shtunë në Dajç me nxënës dhe prindër në shkollën 9-vjeçare “Shtjefën Maçi” e cila ka mbyllur dyert këtë vit për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria.

“Trishtimi dhe vështirësitë e këtyre fëmijëve që udhëtojnë me orë të tëra përditë për të shkuar në shkollë, duhet të marrin fund.

Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve. Ditë më të mira”, shkruan lideri demokrat teksa ka shpërndarë videon në kuadër të nismës “Po të dëgjoj”.

“Mendoj se shkollat janë mbyllur për faktin se populli sidomos këtu në Dajë është larguar jo vetëm në këtu Shkodër, por në qytete të tjera dhe jashtë vendit”, thotë një nxënëse.

“Edhe unë jam i mërzitur për gjithë këta njerëz që po ikin se shiko sa i bukur është Dajçi, sa e bukur është Shkodra, pse duhet të ikin njerëzit. Unë do bëj gjithçka mos të ikin më as nga Dajçi as nga Shkodra, por më duhet edhe ndihma juaj, do më ndihmoni apo jo?, pyet Basha teksa nxënësit përgjigjen në kor, “Po”. “Faleminderit për mikpritjen sot”, përmbyll Basha.

Nxënësit e mbetur e kryejnë mësimin në Dajç të ri dhe në Shkodër.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/554676198480488/
Shpërndaje