Pas urdhrit të dhënë nga Tirana, në disa degë të vendit janë kyçur dyert e selive të PD për të penguar referendumin e datës 18 dhjetor për shkarkimin e Lulzim Bashës nga anëtarët.
Lidhur me këtë skandal, ka ardhur edhe reagimin i ish kryeministrit Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan vullnetin e demokratëve nuk e bllokon dot asnjë gjë.
“Nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve!”, shkruan Berisha.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncuar paraditen e sotme ndërrimin e bravave të dyerve të PD-së së Elbasanit.
Boçi shprehet se pavarësisht kësaj, referendumi do të zhvillohet dhe nuk ndal dot askush dhe asgjë.
Po ashtu, edhe në Shkodër u shënua një skandal i njëjtë, ku kanë qënë anëtarë të PD të cilët e kanë denoncuar, duke i quajtur absurde sjelljet e kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha.