Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve, ku është vendosur që do të zhvillohen zgjedhje në të gjitha strukturat e PD në gjithë vendin.
Deri më 5 tetor do ketë verifikim të plotë të anëtarësisë. Ky proces do mbyllet më 31 dhjetor, me qëllim që partia të jetë gati për zgjedhjet parlamentare 2025.
Kreu i PD Luzlim Basha ka deklaruar se do t’i publikojnë kandidatët për deputetë brenda 31 marsit.