Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim në selinë blu drejtuesit politikë të fushatës elektorale në qarqe.
Pjesë e këtij takimi janë edhe sekretarët e partisë. Ky është takimi i parë që Basha zhvillon me drejtuesit politikë, pas përfundimit të procesit të caktimit të tyre.
Ndërsa në qarqet e tjera selia blu ka caktuar nga një drejtues politik që do të jetë përgjegjës për fushatën elektorale.
Në Tiranë ajo ka vendosur që këtë përgjegjësi ta delegojë në disa përfaqësues që do jenë njëkohësisht edhe kandidatë për deputetë.
Basha konfirmoi në një intervistë për Tv Klan se vetë do të kandidonte në kryeqytet.