Basha: Kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie i zgjedh anëtarësia

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike këtë të dielë në mbledhjen e kryesisë ka kërkuar përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie nga anëtarësia e PD.

Burime për Abc News bëjnë me dije se Basha, i propozoi sot kryesisë së forcës më të madhe të opozitës nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Kjo është një risi për politikën, pasi për herë të parë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.

Ndërkohë PD është e vetmja parti që po zbaton parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.

Shpërndaje