Basha i pafajshëm/ Apeli pushon lobimin rus të kryedemokratit

Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të enjte të pushojë dosjen e Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi për çështjen e lobimit me paratë ruse në SHBA.

Pas shqyrtimit te dosjes dhe pa prezencën e dy palëve , apeli vendosi të lejë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Më herët gjatë ditës, avokati i  Bashës,  Eduart Halimi tha se në seancë prokuroria nuk paraqiti asnjë provë të re.

Lulzim Basha u akuzua gjatë vitit 2017 për falsifikim të dokumenteve pasi sipas prokurorisë nuk kishte bërë deklarimin e shumës pranë komisionit qendror të

Zgjedhjeve, që u përdorën për lobimin  në SHBA. 

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua me 13 janar vendosi pushimin e çështjes por prokuroria  e ankimoi atë në apel, që tashmë e rrëzoi përfundimisht akuzën.

Shpërndaje