Basha i bashkohet Metës në protestë/ Topalli i kujton me video, premtimin e 2017-ës

Shpërndaje

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar videon ku kreu i PD, Lulzim Basha thotë se nuk do të ketë kurrë asnjë pazar me LSI-në.

“Yess, yesss”, shkruan Topalli e cila mesa duket ironizon Bashën i cili nesër pritet t’i bashkohet Metës në Bulevard për manifestimin në mbrojtje të Kushtetutës.

“Unë si kryetar i partisë nuk do të bëj kurrë më një Pazar me LSI. Nëse ky dyshim ekziston atëherë s’ka pse një demokrat të mos joshet nga shitblerja e votës. Unë dua t’i them sot çdo demokrati se nuk do të qeverisim me LSI-në. Mos bëni gabimin fatal se përndryshe do të mbeteni si Baftjar në hauret e Republikës së Shqipërisë”, shprehej Basha përballë gazetares Rudina Xhunga në mitingjet e kohës së çadrës dhe fushatësnë vitin 2017.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2761322020620927&id=100002294681980

Kujtojmë se ka dhe një moment tjetër edhe më të ashpër, në mars te vitit 2015, kur Ilir Meta ishte kryetar Kuvendi dhe Lulzim Basha kërkonte dorëheqjen e tij nga ky post pasi e akuzonte atë si njeri të përfshirë në lidhje me krimin, e akuzonte për vjedhjen e floririt në Krrabë, e akuzonte edhe për 21 janarin.

Por, mesa duket Basha ka hedhur pas krahëve çdo gje dhe tashmë do i bashkohet presidentit në manifestimin e thirrur prej tij pasditën e 2 marsit, në mbrojtje të Kushtetutës

Shpërndaje