Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar për herë të parë procedimin penal nga policia e Durrësit për aktivitetin partiak të zhvilluar në mjedisin e mbyllur të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Sipas Bashës, një bandë në ikje si qeveria Rama mund të bëjë çdo gjë.
Basha: Një bandë në ikje si këta mund të bëjnë çdo gjë por si çdo bandë do të marrin përgjigjen e merituar nga populli.
Policia e Durrësit njoftoi sot se ka gjobitur dhe u ka tërhequr lejet e drejtimit, kreut të PD-së, Lulzim Basha, kryetarit të PD në Durrës Ferdinand Xhaferri, shefit të Dhomës së Tregtisë Alban Isterit, Arlind Boshkut, Ramadan Gugashit, Virgjil Ninit, Edlir Hoxhës. A. M, E.H, A.B, D.B, J.M.