Gjatë prezantimit të planit ekonomik të Partisë Demokratike, kreu i demokratëve, Lulzim Basha deklaroi se çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujor prej 3 mije lekësh të reja, për 5 vitet e para të jetës.
Basha tha se: “çdo vit të qeverisjes së PD, 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim. Çdo muaj për 5 vitet e para, çdo fëmijë do të përfitojë pagesë mujore nga qeveria. Çka do të thotë për ju të sapomartuar apo të sapofejuar apo që doni të hidhni këtë hap në jetë por që nuk keni asnjë mundësi as ta çoni nëpër mend blerjen e një banese, se pas 25 prillit qeveria juaj do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të merrni për të blerë një apartament apo një banesë.”