Baret dhe Restorantet letër të hapur Ramës: Të punojmë pa orar! Nuk ka klientë në orarin zyrtar të punës…

Share your love

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Rama duke i kërkuar që të mos kenë kufizim orari kur këto aktivitete të hapen sipas kushteve të përcaktuara pas 18 majit.

Ata theksojnë se në fashën e orarit 05:00-17:30 është orar zyrtar pune për të gjithë qytetarët dhe për këtë nuk mund të kenë klientë.

Për këtë arsye ata kërkojnë që për këto aktivitete të mos ketë fashe oraresh, ndërsa theksojnë se kujdesi për mbrojtjen ndaj infektimit me COVID-19 të qytetarëve do të jetë maksimal.

Pas 18 majit do të kemi një hapje të pjesshme të bareve dhe restoranteve, por vetëm pjesën e jashtëm dhe të hapur të tyre . Ndërsa shërbimi brenda ambienteve të lokalit do të jetë rreptësisht i ndaluar. Sipas rregullave të përcaktuar në tavolinë nuk do të jenë më shumë se dy persona dhe ato duhet të ruajnë distancën mes tyre me 1 metër. Ndërsa distanca mes klientëve nga tavolina në tavolinë duhet të jetë në 2 metra.

Share your love