Bardhi dhe Noka konfirmojnë bashkimin në Shkodër: Ftojmë kolegët që janë rrugën e gabuar…

Shpërndaje

Deputetët demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë nisur takimet me bazën dhe kanë filluar nga Shkodra.

Pjesë e takimit kanë qenë edhe deputetët e qarkut, për herë të parë të gjithë bashkë, Greta Bardeli, Emilia Koliqi, Helidon Bushati dhe Lodovik Hasani.

Noka u shpreh për gazetarët se dera është e hapur për këdo që është kundër regjimit, por mbetet në zgjedhjen e secilit në cilën anë do të rreshtohet.

“Jo rastësisht, pas bashkimit tonë përfundimtar të aqpritur nga demokratët e nisën këtë proces të bashkimit në bazë në Shkodër. Nga Shkodra do japim mesazhin e bashkimit në të gjithë Shqipërinë., nga Shkodra do nisim qëndresën për rrëzimin e këtij regjimi kriminal të Edi Ramës.

“Dera jonë ka qenë dhe është e hapur për çdo demokrat dhe për çdo qytetar të këtij vendi, politikan apo jo, deputet apo jo që sheh rrezikun tek Edi Rama dhe te regjimi i tij. Dera jonë do të ngelet e hapur, dora jonë do të ngelet e shtrirë , por është në zgjidhjen e secilit të rreshtohet me regjimin ose me opoiztën”, tha demokrati.

Dera e hapur dhe për Lulzim Bashën?              

“Për çdo demokrat dhe çdo qytetar që ëhstë në betejë me regjimin. Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj deri më sot kanë vërtetuar se janë dy pengje të regjimit, për të tjerët dera është e hapur”, tha Noka.

Shpërndaje