Kandidati për deputet i PD në Shkodër Bardh Spahia, ka ndarë në rrjetet socialie një takim miqësorë me aktorin e Teatrit Migjeni Jozef Shiroka.
“Një bisedë miqësore me aktorin e Teatrit “Migjeni” Jozef Shiroka.
Me shkodranin e mirë dhe të riun që nuk e braktisi kurrë këtë qytet, anipse ofertat nuk i kanë munguar kurrë!
Folëm për artin, për kulturën, si një ndër sektorët më të diskriminuar gjatë viteve të fundit! Folëm për të ardhmen, për atë çfarë mund të bëhet në këtë drejtim. I tregova Jozefit qasjen tonë dhe programin e Partisë Demokratike për kulturën, i cili është përpiluar nga ekspertë të fushës, me dashurinë për të bukurën, zhvillimin dhe pasurimin e atij çka ndryshe quhet “ushqim i shpirtit”
Jozefit i fola për #25Prillin, datë e cila nuk është për Ramën apo për Bashën, por janë zgjedhje për ndryshimin, për afrimin me BE, për rininë, për familjen, për ekonominë, për të gjithë ne”, shkruan Bardh Spahia