Bardh Spahia takim me eurodeputeten, Lidia Pereira në Shkodër: Ikja e rinisë vjen si pasojë e keqqeverisjes…

Shpërndaje

“Sidat e rinisë shqiptare në proçesin e integrimit në Bashkimin Evropian” ishte tema e bashkëbisedimit që forumi rinor i Partisë Demokratike Shkodër organizoi me të rinjtë e këtij qyteti. E ftuar krah kryebashkiakut Bardh Spahia për të bashkëbiseduar në këtë takim ishte eurodeputetja Lídia Pereira, njëherësh presidente e Rinisë së Partisë Popullore Evropiane, si dhe kryetari i FRPD Besart Xhaferri.

Kryebashiaku Bardh Spahia u ndal tek problematikat që përballen sot të rinjtë që nisin nga arsimimi, punësimi, siguria publike etj, që po i detyrojnë për fat të keq të braktisin vendin.

Spahia e sheh me nota shqetësuese edhe klimën e biznesit për të huaj, që po mbyll Shqipërinë në një guackë, ku mundësitë sa vijnë dhe zvoglohen.

Fjala e Besart Xhaferri, kryetar i FRPD

“Deputetja evropiane Perreira duke i dhënë mbështetje zotit Spahia në garën për zgjedhjet vendore të 14 Majit, preku problematikat që i parashtruan të rinjtë, duke ju kërkuar ta gjejnë zgjidhjen në atdhe. Angazhimi i të rinjve në politikë dhe vendimarrje është çelësi kyç sipas saj për të ndryshuar realitetin.”

Në mbyllje të takimit, në cilësinë e presidentes së Rinisë të Partisë Popullore Evropiane, Perreira garantoi të rinjtë shkodran se cdo nisëm e propozuar prej tyre do të gjejë mbështetje në politikën evropiane. Më herët ajo u takua me kryebashkiakun Spahia ku foli për procesin e integrimit dhe rolin që luan pushteti vendor, duke e përgëzuar për angazhimin e dëshmuar prej tij.

Fjala e eurodeputetes Lidia Pereira:

Jam e lumtur që gjendem sot këtu mes jush dhe falenderoj Besartin dhe kryetarin e Bashkisë z. Spahia për këtë pritje dhe mundësinë e këtij takimi me rininë për të folur për sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian. Forumi rinor i partive popullore europiane vitin e kaluar ka mbushur 25 vite nga formimi i tij dhe kontributi që ka dhënë drejt formësimit të BE, politikave të tyre, përmes përçimit të ideve dhe sfidave të të rinjve.

BE ka dështuar njëherë në procesin e zgjerimit dhe tani është hera e dytë dhe nuk duhet të ndodh sërish.

Me lejoni të ndalem tek ajo që është një plagë për vendin tuaj, ikja e rinisë që vjen si pasojë e krizave të brendshme. Po ikin talentet në vend që të përfitojmë prej tyre. Nuk është e mjaftueshme që politika tu thotë të rinjve që kemi nevojë për ju dhe duhet të rrini këtu, por më pas nuk veprojnë në mënyrë aktive që ju të qëndroni këtu. Duke njohur kryetarin e bashkisë z. Spahia dhe punën e tij që ka bërë për të rinjtë, është dëshira ime që të vijojmë të punojmë dhe të krijohen mundësitë që ju të keni një të ardhme të mirë në vendin tuaj, duke mos zgjedhur largimin. Kurdo që Shqipëria të integrohet në BE, do të ketë shumë gjëra për të bërë. Kjo do të thotë që vendi duhet të bëjë pjesën e saj të punës mbi demokracinë, pluralizmin, ofrimin e mundësive për të rinjtë etj. Prandaj angazhimi i të rinjve është kryesor në këtë proces. Kur jam zgjedhur në krye të forumit rinor të PPE e kam thënë në fjalën time se nëse PPE do të ketë mbështetje të të rinjve, duhet ti vendos ato si kandidat në parlament. Vec në këtë mënyrë, përqafohen idetë e të rinjve dhe i merr seriozisht ato. Nëse nuk bëjmë të mundur që të rinjtë të përfaqsësohen politikisht, nuk do të mund të mbyllim diferencat mes brezave dhe nuk do të mund të përcojmë idetë për politika sociale më të mira, punësime etj. Kjo është arsyeja pse jam këtu, që të mbështes kandidatët e rinj për tu përfaqësuar në vendimarrje, si dhe për të mbështetur zotin Bardh Spahia për zgjedhjet e 14 Majit dhe që të vijojë punën e tij duke mbështetur rininë. Duke marrë problematikat tuaja, në partinë evropiane do të punojmë të përcojmë ato kërkesa atje ku duhet dhe përmes nismave konkrete t’ju ndihmojmë të keni zgjidhje. Eshtë e sigurtë që me integrimin e Shqipërisë në BE do të vijnë shumë prioritete për ju, por duhet që qeverisja këtu të veprojë dhe të mos pritet vetëm nga anëtarësimi. Rol kyc kanë politikat e brendshme. Ky instrument është i rëndësishëm në mënyrë që ato politikan që kanë vendimarrje tani dhe kanë impakt negativ në të ardhmen e Shqipërisë, të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Kjo duhet të ndryshojë dhe tu jepet besimi rinisë që të përfshihen në mënyrë demokratike në vendimmarrje.”

Shpërndaje